Tenderat e Komunës dhe Komedia Hyjnore

0

Me një reagim te Komunës së Ulqinit lidhur kundër shkrimit në faqen zyrtare të kompanisë Fidelity Consulting nga Podgorica që kanë akuzuar Komunën e Ulqinit për  manipulime me tendera dhe shpjegon rastin konkret, e që e ka përcjellë Lajm.Me, kabineti i komunës akuzon mediat për manipulime politike.

Kurioziteti vjen edhe nga fakti që Komuna dërgon reagimin vetëm në portalin UL-Info i cili as nuk e ka lajmëruar më parë këtë akuzë korrupsionit. Pra Ul-Info e fsheh faktin e kësaj akuze duke mos publikuar këtë informate, dhe pranon që ta publikojnë reagimin e kabinetit çka është kundër etike profesionale e mos të themi që zgjon dyshim për njëanshmëri ndaj kabinetit të Komunës që e udhëheq kryetari i DPS-it Loro Nrekiq.

Ndër të tjerë në reagimin e Komunës thuhet:  “Disa të ashtuquajtur media shërbejnë vetëm për përfitime të poenëve politike, merren me dezinformata dhe spinime mediatike. Pra atë që shkruajnë nuk guxojnë ta nënshkruajnë.”   

Pra përcjelljen e mediave për çështje korrupsioni që e ka nënshkruar Fidelity Consulting e qujnë manipulim politik me mungesë guximi për nënshkrim. Ku qartazi nga kjo kompani paralajmërojnë që kanë mu drejtuar qeverisë dhe Presidentit dhe institucioneve përkatëse për shkelje procedurave dhe tendere të sajuara.

Pra flasim për shkelje që dënohet me ligj, kurse në rastin e mediumeve që e kanë me detyrë për të përcjellje publikut ato e quajnë manipulim.

 “Jemi të bindur që disa parti politike janë gjeloze  për rezultate të mira që ka arritur ky pushtet. Ato janë ato që totalishtë kanë bllokuar komunë e Ulqinit vetëm për përfitime personale e tani në koordinim me persona tjera tentojnë që të diskreditojnë punën e Komunës së Ulqinit. E kanë të kotë mundin sepse edhe njëherë tregojnë fytyrën e vërtetë para qytetarëve dhe tërë shtetit.”       

Akuzat e Fidelity Consulting shkrimin e tyre e kane titulluar “Komedia Hyjnore – Blerja e vlerës së ulët” nuk i bën aq krenarë qytetarët siç deklarojnë nga kabineti, por përkundrazi, i turpëron .

Përndryshe Fidelity Consulting është kompani me që merret me konsultime, aktualisht është konsulentë e bankës EBRD të programit “small business support” dhe është e vetmja kompani konsulentë që ka kodin NATO për pjesëmarrje në tenderët NATO dhe është anëtare e dhomës tregtare të Amerikës në Mal të zi ( American Chamber of Commerce).

Duke marr para sysh që reagimi i komunës u bë vetëm në gjuhë malazeze dhe e ka publikuar vetëm Ul-Info ju dërgojmë linkun e tekstit integral: Opstina Ulcinj: Nijedan nas tender nije namjesten

Po ashtu Ju përsërisim linkun e tekstit integral të faqes së Fidelity Consulting: Božanstvena komedija: Nabavke male vrijednosti