Tender për pastrimin e degës së lumit Buna

0

Drejtoria e Ujrave e Malit të Zi, ka hapur tender për pastrimin e degës së djathtë të lumit Buna, sipas Projektit për mirëmbajtjen e rrjedhës së ujit në zonën e derdhjes në det.

Tenderi është hapur në fund të vitit te kaluar dhe do të përfundoje me 30 janar 2015 në ora 12.

Të interesuarit duhet të ofrojnë edhe cmim për blerjen e materialit tepricë nga ky pastrim ku cmimi fillestar është 2.75 euro për metër katrorë.

Detaje me të hollësishme mund të gjenden në webfaqen e kësaj drejtorie në : www.upravazavode.gov.me