Tendenca antishqiptare në emërtimin e rrugëve në Komunën e Tivarit

0

Kryetari i Kuvendit Komunal të Tivarit Osman Subashiq ka thirur të hënën me 28.dhjetor 2015 mbledhjen e Kuvendit ku perpos të tjerave do të diskutohet për buxhetin e kësaj komune si dhe për projekt vendimin për emërtimin e rrugeve dhe shesheve në territorin e Komunës së Tivarit.

Nga ky projekt vendim i cili është i paraqitur online në faqen zyrtare të Kuvendit Komunal verehen dy propozime për zonën e Krajës. Rruga nga Ostrosi deri ne Shtegvashe emrohet “Stegvaski put” ndërsa rruga nga hyrja e Ostrosit deri në Martiq do emërohet “Ulica Tahira Kanaqija”.

Nuk kemi informacion se këto emërtime a do shkruhen edhe në gjuhën shqipe, me që në projekt vendim janë të paraqitur vetem në atë malazeze !
Në listën e emërtimeve në pjesë të ndryshme të kësaj komune nuk figuron më asnjë personalitet shqiptar që ka dhene kontribut ndër vite për këtë qytet siç janë Gjon Bruni, Gjon Buzuku, Gjergj Jubani etj ,apo të pakten të kishte një rrugë në kujtim të masakrës së Tivarit , ndërsa për kundër kësaj aty figurojnë individ antishqiptar që ju kane sjellë vuajtje të mëdha popullatës shqiptare në këto anë.

Në një pjese urbane të qytetit një rrugic do mbajë emrin e Major Milivan Meqikukiq i cili ishte një ndër luftarët me të zellshëm në luftën për pushtimin e Shkodrës. Në Tivarin e vjetër gjithashtu një rrugë do mbajë emrin e arqipeshk Nikolla Dobreciq i cili ishte shërbëtori më i mirë i knjaz Nikollës në projektin e tij për serbizimin total të arqipeshkvisë dhe asimilimin e popullatës shqiptare në këto troje.

Ai shumë herë pat deklaruar se ishte në shërbim të idealeve serbe deri te bashkimi i tyre në një shtet.
Nje emër tjeter eshte ai i Pop Ilija Plamenac i cili nën komandën e tij me 15 nentor 1861 e beri Krajen shkrumb e hi. Akoma sot në Krajë kujtohen betejat e zhvilluara në Muriq dhe vuajtjet që nën komandën e tij i pësoi popullata vendase. Këto beteja janë mirë të pasqyruara në kengët dhe baladat Krajane që duket se kohëve të fundit po veniten.

Aty gjenden edhe emërtime si “Skadarska Ulica”,”Kosovska Ulica”,”Ulcinjska Ulica”  ndërsa kulmi arrin me emërtimin e një sheshi “Taraboski Junaci”(Heronjte e Taraboshit) duke vlerësuar betejën gjakpirëse të malazezëve për pushtimin e Shkodrës.
Nuk dihet sa janë pyetur shqiptarët në këtë proces dhe cili është qendrimi i tyre kure dihet që pjesa më e madhe e tyre participojnë në subjektet malazeze që përbëjnë shumicën dhe kanë vendimarrjen në këtë komunëe ku bën pjesë edhe vetë kryetari i ketij kuvendi.