Televizioni turk bën promovimin e Ulqinit

0

Grupi i xhirimit i rrjetit televiziv TRT nga Turqia ishin dje për vizitë në Ulqin. Gjatë qëndrimit të tyre u takuan me nënkryetarin e komunës Ardijan Mavriqin.

Nga ky televizion ishin të interesuar për informata në lidhje me historinë e Ulqinit, popullatën, përbërjen fetare dhe nacionale, si dhe mundësitë për investime.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e binjakëzimit me qytetin turk Serik në regjionin e Antalisë.

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë me Ministrinë e punëve të jashtme, ambasadën e Turqisë në Mal të Zi, Odën ekonomike si dhe Agjensionin për zhvillim TIKA.

Grupi i xhirimit inçizoi edhe pjesët më atraktive të qytetit, çka do ti shfytëzojë si reportazh për promovimin e Ulqinit në Turqi.