Telenovela politike e Ulqinit.

0

Debatet politike nëpër portale dhe reagimet e partive politike rreth zgjedhjeve ne komunën e Ulqinit janë shendruar në telenovelë politike. Karremin e parë për nevojë për zgjedhje e hodhën disa portale si arsyetim sipas tyre dështimi sezonit turistik, kriza në udhëheqje të komunës duke e paraqitur si nevojë absolute për zgjedhje kinse kjo do të nxjerrin Ulqinin nga kriza.

Kjo edhe kuptohet më lojën politike sepse dihet nevoja e partive të vogla “opozitare” të lodhura nga bojkoti në nivel republikan dhe disa persona të etura për shansin e dytë për udhëhequr komunën e Ulqinit dhe nga kjo nxitët ky debat nëpër portale që zakonishë i atyre i jep shansin të shprehen çdo herë që i mbushet mendja.

Një pjesë e qytetarëve ishin të “preokupuar” duke lexuar portalet dhe duke pritur daljen e Ulqinit nga kriza me shpalljen e zgjedhjeve, e pjesa  tjetër e qytetarëve me mangë të shpërvjelura duke punuar dhe shfrytëzuar sezonin sado të shkurtër.

Kështu që sezoni turistik partitive “opozitare” i ka kaluar duke qëlluar si ne loto kush do të caktojnë zgjedhjet, Markoviqi, Tarzani, Loroja apo Boroja dhe duke u argëtuar në vakumin politik të bojkotit republikan se kush do të nënvlerësojnë më tepër kryetarin e komunës Cungun i cili sipas tyre nuk pyetet për asgjë.

Sezoni turistik fatkeqësisht i shkurtë mbaroj së bashku edhe me këtë telenovelë politike.

Në një anë kemi qytetarët e lodhur duke nxjerre bilancin pozitiv të punës nga sezoni turistik dhe në anë tjetër qytetarët e “brengosur” për krizën politike, kështu që fundin e kësaj telenovele e shënojnë disa lajme.

Lajmi i parë është ardhja e nënkryetarit të SHBA-së Pens që në takimin me opozitën në Podgoricë i këshilloi të ndalin bojkotin dhe të kthehen në parlament, zgjedhjet në Ulqin do të mbahen në afat të rregullte dhe kuvendi i komunës do të vazhdojnë me mbajtjen e seancave të saja të rregullta dhe ne shtator fillon ndërtimi i rrugës Ulqin Krythë.

Zakonisht nga telenovelat nuk mësohet diçka e dobishme por nga kjo kemi mësuar se politika bëhet në parlament dhe duke punuar në institucione e jo nëpër portale dhe rrjeta sociale dhe që fjalën e fundit në Ulqin ende e bëjnë politikanët nga Ulqini.