“Tehnoput MNE” do të ndërtojë rrugën Ulqin-Krythë

0

Kompania “Tehnoput MNE” nga Podgorica është fituese e tenderit për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë, shkruan “Pobjeda”. Pas shumë peripecive dhe paqaretësive në lidhje me ankesat ndaj procedurës së tenderit, më në fund u arrit në fazen përfundimtare.

Kjo kompani ka pasur ofertën më të mirë prej 7.24 milionë eurove.

Kushtet e tenderit parashikojnë që rruga duhet të ndërtohet mbrenda 360 ditëve nga fillimi i punës, çka pritet të bëhet realitet në fillim të vjeshtës.

Tani pritet që vendimin e komisionit të tenderit ta konfirmojë edhe ministri i komunikaconit Ivan Brajoviq.