Të shtunën në Tivar mbahet “Festa e ullirit”

0

Këtë të shtunë në Tivarin e Vjetër do të mbahet panairi i XIV i prodhimeve të ullirit, i njohur si “Maslinijada”.
Në këtë panair pritet pjesëmarrja e prodhuesve jo vetëm nga Tivari por edhe Ulqini e qytetet tjera.

Ashtu si edhe vitet e tjera, për pjesmarrësit do të shpërndahen cmime të ndryshme si për vojin më të mirë, prezantimin më të mirë etj.

Ky panair organizohet nga Komuna e Tivarit, në bashkëpunim me Organizatën Turistike dhe Qendrën për Kulturë.