Të pakënaqurit e PDS-së në Ulqin kërkojnë nga Gjukanoviq të largojë Nrekiqin

1

Grupi i pakënaqur mbrenda partisë së PDS në Ulqin i ka dërguar shkresë kryetarit të kësaj partie Millo Gjukanoviq, ku i kanë kërkuar ta largojë kryetarin aktual të KK PDS në Ulqin Loro Nrekiqin, shkruan “Dan”.

Bashkë me shkresën ato kanë dërguar edhe një letër me listen e emrave, të cilët sipas tyre, nuk duhej të zgjidheshin në KK. Kjo, thonë ata, është bërë sipas instruksioneve të kryetarit Nrekiq.

Sot në Podgoricë do të mbahet mbledhja e komisionit statutor të partisë, ku do të vendoset në lidhje me kërkesën e këtij grupi për anullimin e konventës zgjedhore.

Megjithë përcarjet evidente që ekzistojnë mbrenda kësaj partie në Ulqin. nuk pritet ndonjë suprizë pas kësaj mbledhjeje.

Njerëzit e mirëinformuar mbrenda degës së Ulqinit thonë se konfirmimi i Nrekiqit si kryetar i ri është vetëm formalitet.

1 Koment

Comments are closed.