Të Mirat Detare kanë përfituar 403.000 gjatë viteve 2014/15 prej tatimeve të paguara nga shtëpizat në Bunë.
Nga këto rreth 200.000 euro (50%) i takojnë Komunës së Ulqinit.
Nga kjo ndërmarrje njoftojnë se kohëve të fundit nuk ka pasur raste flagrante të ndërtimeve pa leje në këtë zonë, përvec një tarrace e cila pritet të rrënohet së shpejti.
Për shtëpizat deri në 30 metër katrorë tatimi është 10 euro për metër, për ato prej 30-60 15 euro për metër, për 60-100 25 euro, kurse për ato mbi 100 metër katror tatimi shkon 35 euro për metër.