Të Mirat Detare: Ja investimet në Ulqin për vitin 2015

0

Kryetari i Bordit drejtues të NP Morsko Dobro Xhaudet Cakuli, ka bërë te njohur për portalin tonë investimet që kjo ndërmarrje planifikon në Ulqin vitin në vijim.

Për vitin 2015, nga mjetet që i mbeten NP Morsko dobro për financimin e kësaj ndërmarrjeje dhe për investime në komunat e bregdetit, në Ulqin, për ndërtime në brezin e të Mirave Detare do të investohen 95 mijë euro.

Sipas Planit të prokurimeve publike për vitin 2015, nga mjetet financiare të përmendura, investimet do të realizohen si vijon:

– Për punimin dhe revidimin e projektit kryesor , ndërtimin dhe mbikqyrjen e punimeve të rampës në Mandraq, në pjesën lindore të Plazhit të Vogël (nën sukën e Sumajve) do ndahen 45.000,00 euro;

– Për rehabilitimin the rrethimin e Dinave në Plazh të Madh do të ndahen 30.000,00 euro;

– Për përpilimi i studimit për përgaditjen e ndrrimeve dhe plotësimeve të Projektit të Kacemes do të ndahen 10.000,00 euro,

– Për përpilimine studimit për rregullimin e Plazhit të Valdanosit – 5.000,00 euro; dhe

– Përmirëmbajtjen e shtegut nga hotel Albatrosi deri në Kep të Gjeranave – 5.000,00 euro.

Gjatë këtij viti në Ulqin do të realizohen edhe dy investime të cilat janë prokuruar në vitin 2014, e që investohen nga pjesa e mjeteve të NP Të mirat detare: Pastrimi Ranës nga Kacemja dhe ndërtimi i murit mbrojtës në pishnaja, nga ish hotel Galebi deri tek hotel Albatrosi, me vlerë totale 177.000,00 euro.

Me këto investime do të mundësohet nxjerrja e barkave në tokë me rastin e motit me valë dhe do të bëhen përgaditjet që Kacemja të bëhet funksionale si mandraq i sigurtë edhe në kushte të motit me valë dhe stuhi.

Në vitin 2014 Buxheti i Komunës së Ulqinit përfitoi reth 600 mijë euro nga të ardhurat prej të Mirave Detare (Morsko dobro).