Të Mirat Detare: Hoteli në Sukë nga shtatori 2015?

0

Kompania Star of Montenegro e cila është qiramarrëse e lokacionit të Sukës ( ish hoteli Jadran), i është drejtuar NP për të mirat detare me kërkesë për nënshkrimin e një aneksi të kontratës.

Me këte aneks do të mundësohet përmbushja e kërkesave të investitorit NEDFACT nga Holanda, por me kusht që punimet të fillojnë në shtator të 2015 dhe të  përfundojnë mbrenda 36 muajve, gjegjësisht deri në shtator 2018.

Bordi drejtues i të Mirave Detare, në mbledhjen e mbajtur dje, e miratoi vendimin par dhënien e pëlqimit për nënshkrimin e aneksit të kontratës. Pritet që së shpejti kërkesat e investitorit, gjegjësisht propozimi i aneksit të kontratas të aprovohet edhe nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, me cka krijohen kushtet përfundimtare për nënshkrimin e aneksit dhe fillimin e punimeve dhe investimeve sipas planit.