Të mërkurën seanca e Kuvendit Komunal: Priten miratimet për investimet milionshe në kanalizime

0

Seanca e radhës e Kuvendit Komunal është planifikuar për ditë e merkurë me fillim në ora 11.00.

Këtë për portalin tonë e konfirmoi krytari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, pas mbledhjes së kolegjiumit që u mbajt sot.

Ai tha se në rend të ditës do të jenë dy pika mjaft të rëndësishme për qytetin e Ulqinit, miratimi për investimin 20 milionësh në rrjetin e ujësjellës – kanalizmit me kredi të bankës gjermane KFW, dhe investimi prej 5 milionë eurosh në rrjetin e kanalizimit në zonën  Kodra-Totosh-Mali i Bardhë-Braticë.

Miratimin për kredi e ka dhënë edhe qeveria dhe pritet vetëm miratimi i Kuvendit Komunal të Ulqinit.

Marrëveshjet për këtë investim filluan qysh në vitin 2012 dhe punimet duhej të kishin filluar vite më parë, por për shkak të zvarritjes së cështjes së uljet së numrit të puntorëve në ndërmarrje. Marrëveshja ishte shumë herë pranë dështimit.

Ndërkohë banka hoqi dorë nga kërkesa për uljen e numrit të puntorëve, përndryshe cështja do të ishte zvarritur edhe më tej.