Të merkurën mbledhja e Kuvendit: Pritet miratimi për investimin prej 20 milion eurosh

0

Të merkurën do të vazhdojë seanca e Kuvendit Komunal, ku pritet të miratohet investimi më i rëndësishëm për qytetin në dekadën e fundit.

Këtë për portalin tonë e konfirmoi kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti.

Sic edhe kemi njoftuar më parë, ky investim do të kryhet me kredinë e bankës gjermane KFW, garanci për të cilën ka dhënë qeveria e Malit të Zi.

Haxhibeti për portalin tonë tha se do të formohet edhe një komision prej 9 antarësh i cili do të përcjellë realizimin e këtij investimi.

Në këtë komision do të marrin pjesë përfaqsuesit e të gjithë subjekteve politike që përfqësohen në Kuvendin Komunal.