Të hënën shqyrtimi i ri për ishullin Ada

0

Drejtoria për Patundshmëri, pasi ka hedhur poshtë kërkesën me të cilën Riviera e Ulqinit parashihte regjistrimin e tokës së ishullit Ada nën pronësi të vet, të hënën ka caktuar shqyrtimin e ri për këtë çështje.

Shqyrtimi i ri u caktua meqë avokati i Rivijerës së Ulqinit Branisllav Llutovac, dorëzoi ankesën ndaj vendimit të Zyrës së kadastrës së Ulqinit, sipas të cilit Rivierës i refuzohej e drejta mbi pronësi. Kjo ankesë nuk i është dërguar Ministrisë së Financave, por dega e Drejtorisë për Patundshmëri në Ulqin ka shfrytëzuar të drejtën ligjore që edhe një herë ta shqyrtojë këtë çështje.

Bazuar në vendimin e mëparshëm, Riviera e Ulqinit ka vetëm të drejtën e shfrytëzimit, por jo edhe të pronësisë mbi tokën e Adës. Aksionarët e kësaj kompanie kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk regjistrohet e drejta e pronësisë së tokës, atëherë krijohen mundësitë që ajo të bëhet objekt i restituimit.