Të hënën seanca e Kuvendit Komunal

0

Sic është rënë dakord në mbledhjen e Kolegijumit të Kuvendit që u mbajt ditën e martë, të hënën me datë 29.12.2014,  do të mbahet mbledhja e tretë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunes së Ulqinit.

Kryetari i Kuvendit, Fuad Haxhibeti,  ka propozuar rendin e ditës si më poshtë:

  1. Pyetjet dhe pergjigjet e këshilltarëve
  2. Programi i rregullimit hapsinor për vitin 2015
  3. Propozim Vendimi për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2015
  4. Propozim Vendimi për prurjen e Planit për objektet e përkoheshme në territorin e Komunes së Ulqinit për vitin 2015
  5. Propozim Vendimi për rregullimin e komunikacionit urban dhe ndërurban dhe auto-taksi
  6. Raporti për gjendjen e rregullimit të hapsirës për vitin 2014
  7. Propozim Vendimi për parkingjet publike në territorin e komunës së Ulqinit

 

Zgjedhje dhe emërime

 

Mbledhja do të mbahet me fillim në ora 9.00 në Sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.