Të hënën fillon manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”

0

Manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”, do të organizohet në dy ditët e ardhshme, gjegjësisht të hënën me 15 dhe të martën me 16 gusht. Përkrahës të këtij manifestimi janë Biznis Klub Ana Malit , Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, shoqata Ora, si dhe shoqata shqiptaro –amerikane Ana e Malit. Në ditën e parë prej orës 18.00 deri në orën 21.00 do të mbahen garat sportive , kurse më pas do të jetë takimi i zyrtarëve të institucioneve komunale me përfaqësuesit e diasporës. Të martën do të jetë  pjesa kryesore e manifestimit, dhe do të mbahet në kompleksin Lamiga Group  me fillim në ora 21.00. Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin programin kulturoro-artistik, si dhe të shijojnë ushqime tradicionale.