Të ftohtit mbulon Malin e Zi.Nuk i shpëton as Ulqini

0

Te ftohtit ka kapluar sot te gjithe territorin e Malit të Zi, dhe për ndryshim atij nuk u kanë shpëtuar as qytetet bregdetare.

E ndersa temperatura 17 grade celzius nën zero në Zhabljak apo -13 ne Kolashin dhe Pljevlja eshte dicka e zakonshme në këtë periudhë të vitit, temperaturat nën zero janë regjistruar edhe në Herceg Novi dhe Ulqin, gjegjësisht -1 nën zero.

Duke u shoqëruar edhe me erëra të forta efekti i te ftohtit është disa herë më i madh se sa tregon termometri.

Sipas Qendrës hidrometeorologjike, temperatura më e lartë sot nuk do shkojë përtej 5 gradë celzius.