Të dielen së bashku për të ardhmen e Ulqinit

0

Të dashur miq

Të dielenë votohet përsëri në dy qendra votimi.

Ky rivotim është një mundësi e jashtëzakonshme për të mbrojtur të ardhmen e Komunes së Ulqinit.

Sikurse e dini partia që del e para ka mundësinë që të caktojë se kush e drejton komunën e Ulqinit.

Forcës së Re Demokratike i duhen vetëm pak vota për të dalë partia e parë dhe për të bërë të mundur që Ulqini përsëri të qeveriset nga ne por me një mandate të plot katërvjecar.

Kjo është një mundësi e madhe që të vendosim së bashku si të qeveriset  Ulqini.

Unë e di që ne politikanët shqiptarë të Malit të Zi mund të kemi bërë gabime apo mund të kemi shumë mangësi.

Mirëpo megjithatë një politikan i një partie shqiptare është më i përshtatshëm për ta qeverisur Komunën e Ulqinit sesa dikush që punon për një parti të Podgoricës.

Politikanët shqiptarë janë ata që jetojnë këtu me hallet e problemet tuaja, që hasin të njëjtat shqetësime, ata që ju kuptojnë dhe dëgjojnë më së miri.

Prandaj në këto zgjedhje unë ftojë votuesit e qendrave të votimit 13 ne Darze dhe 34 ne ndermarrjen komunale,që të dalin masovikisht e të votojnë për të vazhduar projektet të cilët i kena filluar.

Unë ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që kanë familjarë, të afërm, miq apo kolegë nga këto dy qendra të votimit, që ti bindin ata për të dalë për të votuar për ta mbrojtur të ardhmen shqiptare të Ulqinit

Ka ardhur momenti për të lënë mënjanë përccarjet në mes të subjekteve shqiptarëve.

Vetëm duke votuar Forcën dhe numrin 5 do të garantohet që Komuna e Ulqinit ka perspektive zhvillimore dhe së bashku do ta mbrojmë të ardhmen tonë.

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike