Të dielen fillon pjesa e dytë e kampionatit. Otrant-Olympic pret Jezero nga Plava

0
Kumtese per media
Klubi i Futbollit Otrant-Olympic te dielen  do te zhvilloj ndeshjen e pare te pjeses se dyte te kampianait ne ligen e dyte malazeze kunder ekipit Jezero nga Plava.
Ndeshja luhet te dielen ne Ulqin me 11.03.2018 ne ora 14:30 .
Per te gjithe adhuruesit e futbollit hyrja do te jete e lire,andaj me perkrahjen e publikut tone te zjarrte,shpresojme te arrijme te marrim 3-piket  .
Atmosfera ne klub eshte fenomenale-te gjitha parapregaditjet per fillimin e kampionatit jane perfunduar ne nivelin maksimal.
Skuadra eshte e gatshme per nje sukses te ri kampional , per te perforcuar optimizmin percaktimi mbetet i pandryshuar-fitore dhe tre pike jane ne mendjen e futbollisteve tone.
Vlen te theksohet se edhe grupmoshat e reja-Kadetet neser ( e shtune 10.03.2018 ) ne ora 14:30  do te zhvillojne ndeshje poashtu ne Ulqin kunder ekipit Mornar nga Tivari.
Spektakli nuk do te mungoj ,shpresojme qe tifozet do te jene sa me te shumte ,pasi jane lojtari yne i  12 .
Pershendetje sportive ,
Sherbimi per informim.