Të bëhesh drejtor shkolle duhet të jesh në PDS ose PSD

0

Të bëhesh drejtor i nje institucioni arsimor duhet të jesh anëtar i një prej partive në pushtet, thotë presidenti i Sindikatës së arsimit Zvonko Paviqeviq për radion “Europa e Lirë”

“Jemi të sigurtë se në arsim punësimi shkon sipas linjës partiake, por fatkeqësisht është shumë veshtirë të dëshmohet pasi që sipas ligjit, drejtori ka të drejtë të zgjedh kënd ti dojë qejfi atij.” – thote Paviqiviq.

Një situatë e tillë është edhe në komunen e Ulqinit, ku si në shkollat fillore ashtu dhe të mesme janë drejtorë vetëm anëtarët e ketyre dy partive, ose persona të afërt me ato qarqe.

Këto ditë në shkollen më të madhe fillore “Marshall Tito”, ka përfunduar konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri, dhe duke u bazuar në pervojat e kaluara, emri i drejtorit nuk pritet të jetë surprizë.