Tani më lehtë për shërim në Turqi

0

Klinika turke Acibadem ka hapur sot një zyrë përfaqësuese në Podgoricë që do të lejojë të gjithë qytetarët e interesuar të Malit të Zi të marrin informata më e lehtë dhe më e shpejtë në lidhje me mundësitë e mjekimit në Turqi.

Përfaqsuesja e kësaj klinike për Ballkan Severxhan Eralp, tha se kjo zyrë u ndihmon pacijentëve nga rajoni të organizojnë vajtjen, mjekimin dhe kthimin në vend pas trajtimit në Turqi. Poashtu, tha ajo, për to është i siguruar përkthyesi si dhe kontakti me mjekun edhe pas kthimit, në mënyrë që mjekimi të jetë sa më i suksesshëm.

Turqia këto vitet e fundit është pozicionuar si një ndër vendet me ofertën mjeksore më të mirë në botë, sidomos në përdorimin e disa metodave të reja në trajtimin e sëmunjeve të kancerit.

Kjo klinikë ka marrëdhënie të suksesshme edhe me Fondin e shëndetësisë në Mal të Zi, dhe në të janë trajtuar rreth 300 pacijentë deri tani.

Acibadem është qëndra kryesore shëndetsore në Turqi dhe ekziston që nga viti 1991. Për të punojnë  2600 mjek të profileve të ndryshëm, 2600 infermiere, dhe rreth 10.000 pjestarë të stafit të menaxhimit dhe atij teknik.