Talebanët masakrojnë 132 fëmijë

0

Militantët talebanët të Pakistanit kanë sulmuar një shkollë në Peshavar, duke vrarë 141 persona, 132 prej tyre fëmijë, njofton BBC.

Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmi tani ka marre fund dhe se të gjithë sulmuesit janë vrarë. Në total, shtatë militantë morën pjesë në sulm, thonë zyrtarët e ushtrisë.

Te mbijetuarit janë duke u trajtuar në spitale të cilët ndodhen të rrethuar nga prindërit që të dëshperuar presin lajme për fatin e fëmijeve të tyre.

Sulmi është më vdekjeprurësi i kryer ndonjëherë nga talebanët në Pakistan.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga spitalet në arkivole, te shoqëruar nga turmat e njerëzve që mbajnë zi, disa prej tyre dukshëm të tronditur.