Taksa për produktet e naftës në kundërshtim me Kushtetutën. Populli përsëri duarbosh

0

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi e ka shpallur sot taksën prej 7 cent në produktet e naftës, të cilën qeveria e vendosi para 6 muajsh, si akt në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo taksë e cila u vendos për të ndihmuar buxhetin në ndërtimin e autostradës Bar-Boljare si dhe financimin e sportit, nuk është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit dhe si pasojë nga qytetarët janë “plaçkitur” me mbi 8 milion euro.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti u dërguan nga MANS dhe PPS (SNP), kryetari i së cilës Srgjan Miliq u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës.

Por megjithëse kjo taksë është në kundërshtim me aktin më të lartë të vendit, qytetarët përsëri do të mbesin duarbosh, pasi vetëm ato që kanë ruajtur llogaritë do të kenë mundësi të kërkojnë kthimin e parave.