Taksa e karburantit pritet të hiqet në fundjavë

0

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli taksën për karburant të vendosur nga qeveria në kundërshtim me këtë akt, do të hyjë në fuqi mbrenda dy-tre ditëve, kanë njoftuar nga Buletini Zyrtar.

Qeveria e Malit të Zi e vendosi taksën prej 7 cent për litër para disa muajsh  me qëllim financimin e autostradës Bar-Boljare dhe sportit, por Gjykata Kushtetuese e cilësoi këtë akt si të paligjshëm dhe përzierje në kompetencat e Kuvendit

Nga kjo taksë qeveria ka grumbulluar mbi 9 milion euro, por nuk ka gjasa se këto mjete do ti kthehen popullit.