Takimi Mbarëkombëtar i Biznesit: Nazif Cungu vlerësohet me çmim nderi

0

Në Takimin Mbarëkombëtar të Biznesit që po mbahet në Tiranë, njëri prej afaristëve më të suksesshëm të Ulqinit, Nazif Cungu, është vlerësuar me çmim nderi.

Ky çmim z. Cungu iu dha për kontributin e tij në zhvilimin e biznesit shqiptar.

Në këtë event kanë qënë të pranishëm zv.kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi,Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri, zëvendësministri iZhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, si dheMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Në të nuk kanë munguar biznese nga Shqipëria dhe rajoni.