Takimi koordinues: Kriporja do të mbesë fabrikë për prodhimin e kripës

0

Ashtu edhe sic paralajmëruam para një jave, sot u mbajt takimi i parë koordinues për përcjelljen e realizimit të Marrëveshjes ndërkombëtare për Kriporen të mbajtur me 8 dhe 9 prill në Ulqin.

Në takim, përvec zyrtarëve të Komunës, ishin të pranishëm edhe përfaqsuesit e ministrive përkatëse, ambasadorja e Gjermanisë, dhe përfaqsuesit e ambasadës së Polonisë.

Raporti i komisionit të qeverisë për gjendjen në Kripore tregoi se situata është shqetësuese. Disa pompa që nevojiten për pompimin e ujit janë vjedhur, kurse disa janë të dëmtuara.

Në takim u arritën përfundimet që Kriporja duhet të jetë zonë e mbrojtur dhe të shpallet park natyror nga qeveria lokale. Poashtu qeveria lokale duhet të bjerë vendim për ndalimin e gjuetisë.

Githashtu u arrit përfundimi që të merret iniciativë me Bankën Botërore për shqyrtimin e  mundësive të shfrytëzimit ekonomik, kurse ambasada e Gjermanisë të kycet në gjetjen e investitorit për prodhimin e kripës.

Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, shprehu shqetësimin për fatin e puntorëve të NP për Mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave pas shpalljes së kësaj zone park natyror. Ai sugjeroi që ato të punojnë në ruajtjen e kësaj zone, pasi kanë përvojën e duhur, kurse ana financiare të mbulohet nga donacionet, turistët dhe qeveria.

Sekrtari për urbanizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm Mustaf Gorana, dikur edhe vetë punëtor i Kripores, tha se prodhimi i kripës duhet të mundësohet cdo vit, në mënyrë që të shmangen problemet ekologjike.

Ai poashtu theksoi se nuk është korrekte që Komuna e Ulqinit të ndaj mjete për Kriporen, pasi kur ajo është shitur Komuna nuk ka marrë asnjë cent.