Takimi Forca, UDSH, LD në MZ: Platforma e përbashkët kërkon konsenzus të gjërë

1

Nga partia Forca e Re Demokratike na kanë dërguar një kumtesë në lidhje me takimin e mbajtur sot në mes kryetarëve të kësaj partie, UDSH-së dhe LD në MZ dega e Malësisë. Kumtesën po e japim të plotë.

 

Të nderuar,

Po ju percjellë kumtesën për media nga një takim pune i mbajtur sotë me 25.11.2015, të Kryetarëve të partive politike  Shqipëtare në Mal të Zi.

 

 

 

Kumtesë për media

Sot Ulqin u mbajt një takim pune ku morën pjesë kryetari i Forcës Nazif Cungu, kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, dhe kryetari i LD në MZ dega e Malësisë Nikollë Camaj.

Në mes tjerash, temë e bisedës ishte edhe përpilimi i platformës së përbashkët mbi statusin politiko-ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Përfundim i përbashkët i këtij takimi është se për përpilimin e kësaj platforme nevojitet një konsenzus sa më i gjërë i përbërësve politik shqiptarë të cilët veprojnë në Mal të Zi.

Ky konkludim është konform dhe në frymën e takimit të parë të mbajtur në Ulqin, ku nuk ishin prezent të gjithë përbërësit e politikës shqiptare në Mal të Zi.

Po ashtu, mendimi i përbashkët është se në të ardhmen takimet duhet të koordinohen nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, si institucioni më i lartë mbipartiak në Mal të Zi.

 

Me rrespekt,

Shërbimi për informim i Forcës

1 Koment

  1. Sugjerim goxha qesharak kur kemi parasysh qe KKSH udheheqet nga nenkryeatari i Forces, gjegj qe nuk eshte dashur te kish ndodhur pikerisht pershkak te rasteve te ketilla ku duhet inervenimi mbipartiak.
    Kur kemi me mesu te shtrojme ceshtjet persemari ? !

Comments are closed.