Takimi Bazo-Samarxhiq: Stërvitje usharake në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

0

Shefi e Shtabit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë shqiptare Jeronim Bazo, u takua dje me homologun e tij malazias Dragan Samarxhiq.

Të dy shefat ranë dakord që nevojitet intenzivimi i bashkëpunimit në mes të dy ushtrive, jo vetëm për shkak të integrimit në NATO por edhe marrdhënieve të mira fqinjësore, u tha nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Bazo poashtu deklaroi se Mali i Zi do të ketë mbështetjen e plotë të Shqipërisë përsa i përket integrimit në NATO.

Bazo dhe Samarxhiq ranë dakord që në vitin a ardhshëm të fillojë procedura e organizimit të një stërvitje të përbashkët ushtarake e cila do të zhvillohet në vitin 2017. Kjo stërvitje do të kryhet në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, dhe do të shërbejë për avancimin e reagimit në raste të katastrofave natyrore dhe artificiale.