Takim në ajër në Itali

0

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Një ndër festivalet më interesante është zhvilluar këto ditë në Dolomitet e Italisë. Relaksimi në një hamak është diçka fare e zakonshme, por jo qindra metra mbi tokë. Adhuruesit e sportit të ecjes në litar takohen një herë në vit në festivalin International Highline Meeting.

Këtë vit, gjatë festivalit të tretë me rradhë, në majë të Monte Piana janë mbledhur të gjithë ata që i pëlqen natyra dhe bukuritë natyrore.

Pjesëmarrësit e këtij festivali e përshkruajnë atë si një mundësi për të kaluar një periudhë të bukur pushimi dhe argëtimi, gjatë të cilit ata sprovohen në ecjen në litar, por edhe e kalojnë kohën duke lexuar, kënduar, duke fjetur, pikërisht në atë lartësi, gjë që edhe e bën këtë festival të karakterizohet si një eksperiencë e re dhe e jashtëzakonshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”flexslider_slide” interval=”3″ images=”2541,2542,2543″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]