Supermodelja nga Tuzi i jep fund beqarisë (foto)

0

Supermodelja nga Tuzi me famë botërore, Emina Çunmulaj, para dy ditëve i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me milionerin me origjinë iraniane Sam Nazarian.

Nazarian njihet si një ndër njerëzit më të pasur në SHBA dhe Iran, dhe dasma nuk kishte si të jetë ndryshe veç luksoze. Sipas mediave, në dasëm ishin mijëra të ftuar, shumë prej të cilëve njerëz të njohur në sferat e show-bizit.