Sulmohet radio televizioni i Kosoves!

0

Nje granate dore ka shperthyer ne oret e vona te nates se te henes ne oborrin e RTK. Nga te dhenat e para shperthimi ka ndodhur prane transmetuesit te valeve. Mesohet se ne momentin e shperthimit ne godinen e RTK ka pasur persona te stafit brenda, te cilet jane tronditur nga shperthimi por fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar. Nderkohe policia eshte vene ne levizje dhe po kryen hetime. Kjo ngjarje ka ngacmuar me tej marredheniet e tensionuara politike ne rajonin e Kosoves. Qeveria e Kosoves ne nje konference shtypi ka kerkuar te vihen para drejtesise ata qe kryen sulmin ndersa Kryetari i Parlamentit te Kosoves Kadri Veseli eshte shprehur se- ‘Ky eshte nje veprim Kriminal ne vazhden e veprimeve te tjera te fundit’ duke akuzuar keshtu drejtperdrejt opoziten Kosovare.