Sulme terrioriste në Paris. Deri tani mbi 150 viktima

0

Disa sulme terroriste të kryera në kryeqytetin Francez të Parisit, kanë shkaktuar deri tani vdekjen e mbi 150 personave dhe qindra të tjerë të plagosur.

Sulmet kanë ndodhur në vende të ndryshme, disa prej të cilëve ishin
edhe vetëvrasje me bomba.
Mediat europiane lajmërojnë se sulmuesit janë eleminuar por se kjo nuk mund të konfirmohet saktësisht, dhe se po kërkohen bashkëpuntorët e mundshëm.

Në Paris ndodhet edhe një komunitet i konsiderueshëm me prejardhje nga Ulqini dhe rrethina, dhe deri tani nuk ka informata që ndonjë nga ato të jetë ndodhur në vendngjarjen e sulmeve.
Shumë prej tyre në rrjetet sociale kanë lajmëruar se janë shëndosh e
mirë, por kjo gjithsesi nuk mund të konfirmohet për të gjithë.

Presidenti francez Holland, pas sulmit ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve dhe ka shpallur gjendjen e jashtzakonshme.