Sulm terrorist edhe në Arabinë Saudite

0

Një shpërthim vetëvrasës në një xhami shiite në Arabinë Saudite ka lënë të vrarë të paktën dhjetë persona, ndërsa mbi 70 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Shpërthimi vetëvrasës është kryer në drekë, në qytetin lindor saudit Qatif, në xhaminë e “Imam Ali”, në kohën kur brenda dhe jashtë saj po faleshin disa qindra besimtarë myslimanë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer, i cili është i pari deri tani i këtij lloji në Arabinë Saudite, në kohën e rritjes së tensioneve në mes të sunitëve dhe shiitëve në Lindjen e Mesme, shkruan BBC.

Pakica myslimane shiite jeton kryesisht në provincën lindore të Arabisë Saudite, dhe ka patur protesta sporadike prej tyre për të drejta më të mëdha në shtetin e sunduar nga sunitët.

Sulmi i së premtes vjen në një kohë kur sauditët po udhëheqin një koalicion të vendeve arabe në një fushatë ajrore kundër kryengritësve shiitë në Jemenin fqinj.

 

A.Saudite22