Sukubinë: Zgjerimi i pikës kufitare dhe qarkullimi i mallrave

0
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në kuadër të marrëveshjes së Forcës dhe PDS që u nënshkrua dje në Podgoricë, një pjesë i përket edhe kalimit kufitar të Sukubinës. Me këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord për zgjerimin e kësaj pike të rëndësishme për Ulqinin si dhe mundësinë  qarkullimit të mallrave nëpër këtë pikë.

Duke marrë parasysh se gjatë sezonit turistik volumi i qarkullimit të njerëzve rritet shumë, cka shkakton rradhë të gjata të automjeteve, në marrëveshje është lënë mundësia e hapjes së një pike tjetër e cila do të lironte fluksin e kalimit në Sukubinë.

Bëhet fjalë për hapjen e një pike tjetër në lumin Buna, gjegjësisht në fshatin Shën Nikollë, dhe vendosjen e transportit lumor në anën shqiptare; Pulaj-Shkodër-Velipojë.

Është propozuar që modeli i financimit të jetë i tillë që të marrë pjesë edhe Komuna e Ulqinit.

Gjithashtu është rënë dakord që qeveria të ndihmojë më tepër në rritjen e zhvillimit të zonave rurale të Anës së Malit, Krajës, Malësisë, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës.