Sukubinë: Defekti në sistemin kompjuterik bllokon kalimin

0

Një defekt kompjuterik në sistemin e anës malazeze, ka bllokuar për disa orë kalimin kufitar Sukubinë-Muriqan.

Mësohet se policia kufitare e anës shqiptare nuk ishte me kohë e njoftuar për problemin, dhe nuk ishte e përgaditur për sqarimin e udhëtarëve.

Akoma ska njoftime zyrtare nga pala malazeze në lidhje me problemin. Për bllokimin është mësuar kryesisht nga mediat shqiptare.