Suksese të reja për klubin e taekwondos-së “Ulqini”

0

TAEKWONDO TEAM ULQINI 
Gjatë kësaj fundjave klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë në dy aktivitete sportive në Taekwondo. Të shtunën me datë 25.05.2019 në Tiranë u mbajt turneu “CHILDREN & CADET SELECT 2019”. Ndërsa në Kroaci u mbajt turneu ndërkombëtarë “Karlovac open 2019” ku morën pjesë 700 garues prej 12 shteteve.
Në Tiranë ekipi i Ulqini u paraqit me 6 garues. Rezultati për ekipin e Ulqinit ishte: 5 medalje të arta dhe 1 të argjendit.
Në rënditjen e përgjithëshme ekipi i Ulqinit fitoi 
trofeun e vendit të tretë.
Në Tiranë medaljet e arta i fituan garuesit :
🥇Enis Kurti, Bledar Kasmi, Amar Bakalli, Arta Ismailaga, Amella Nuti.
Medaljen e argjend e fitoi garuesi:
🥈Enes Dushku.

Ndërsa në Karllovac ekipi Ulqinit u paraqit me 6 garuese. 
Rezultati: 1 medalje e artë, 2 të argjendit dhe 3 të bronzit.
Medaljen e artë e fitoi garuesja:
🥇 Sara Kraja.
Kurse në disiplinën e formave medaljet e argjendit i fituan garueset: 
🥈Hana Tivari dhe Sumeja Bisha.
Medalje bronzi:
🥉Medina Kanaqeviq, Amra Dushku, Vesa Dervishi.

Taekwondo Ulqini 
Fikret Dushku, prof.