Strazbur: Komunat në Mal të Zi të zhytyra në borxhe dhe nuk pyeten për shëndetësi dhe arsim

0

Kongresi i pushteteve lokale dhe rajonale i cili u mbajt në Strazbur, unanimisht e miratoi raportin e monitorimit për demokracinë lokale në Mal të Zi.

Raporti, i cili ishte i përgatitur nga turkja Gaje Doganoglu dhe kolegu i saj danez Henrik Brade Johansen, konstatoi gendje “në përgjithësi të karakterit pozitiv” por edhe shqetësim për mosdefinimin e saktë të ingerencave të pushteteve lokale sidomos në sferën e mbrojtjes shëndetësore dhe arsimit.

Gjithashtu pati edhe pyetje në lidhje me korrupsionin në nivel lokal, pasi ai përmendet edhe në raportin e GRECO-s, ku Doganoglu u përgjegj se të gjitha komunat ose e kanë përgatitur ose janë në fazë të përgatitjes së planit të aksionit për luftë kundër korrupsionit për vitin 2015/2016.

Shumë shqetësues në raport trajtohet edhe problemi i borxheve të pushteteve lokale i cili kap shifra tepër të larta. Kongresi kërkoi nga Këshilli i Evropës ti bëjë thirrje Malit të Zi që të krijojë një model refinancimit të borxhit të pushteteve lokale.