Statistikat e Ulqinit: Potencial europian, realitet afrikan

0

Se cfarë po ndodh me Ulqinin, ekonominë e tij, situatën e përgjithshme sociale dhe politike, si dhe gjëndjen morale të komplet popullatës, më së miri e tregon edhe vetë statistika.

Në një qytet që me vetëm potencialet turistike mund të mbajë gjysmën e Malit të Zi, pa llogaritur resurset bujqësore, blegtorale apo ujore, gjëndja është njësoj ose më keq se në komunat me potencial disa herë më të vogël.

Ulqini ka papunsinë ndër më të lartat në vend, dhe me shifra që kapin 19.3%, bindshëm më të lartën ndër komunat bregdetare. Por sikur kjo të mos mjaftonte, paga mesatare në Ulqin është me e ulta në Mal të Zi, dhe për 100 euro më e ulët se mesatarja shtetërore. Domethëne afër 20% më poshtë.

Në intervistë për “Vijesti” kryetari i komunës Fatmir Gjeka, për gjendjen aktuale fajsoi qëndrimin injorues të pushtetit qëndror prej viti 1997, strukturën e ekonomisë e cila bazohet vetëm në turizëm dhe tregti, si dhe privatizimet e dëmshme.

Por përvec problemeve ekonomike, Ulqinin e ka pllakosur edhe një krizë morali dhe besimi. Shumë shpejt, dhe shenjat e para vërehen edhe tani, qyteti do të pësojë edhe problemin e mungesës së kuadrove nga sferat e ndryshme, si pasojë e emigrimit masiv dhe humbjes së besimit për përmirsim të gjendjes.

Se euforia pas pavarsisë së shtetit ishte komplet fallco, e tregon edhe fakti që numri i shqiptarëve në Ulqin po bie dita ditës. Por jo edhe numri i banorëve.

Ky është një fenomen interesant që po ndodh edhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët. Rastësi apo jo, këtë do ta tregojë koha, por pasojat janë më se evidente.

Nga ana tjetër, politika është më konfrontuese se kurrë, abuzimet kapin majat, kurse demagogjia është ulur këmbëkryq në cdo bisedë dhe debat.

Derisa gjendja të përmirsohet, gjasa të pakta sidoqoftë, po ëndërrojmë për investime nga Emiratet, lexojmë për tendera rrugësh që anullohen për 20 euro, dhe abuzime qesharake por njëkohësisht edhe tragjike të pushtetarëve tanë.

 

Ulqin:

 

Të punësuar:              4315

Të papunë:                  1200

Pensionist                   3129

Në ndihmë sociale:  674

Paga mesatare:         383 euro

Pensioni mesatar:    230 euro