Spanja e mund Shqipërinë në Shkodër

0

Sonte, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, u zhvillua ndeshja midis Shqipërisë dhe Spanjës, ku Spanja doli fituese duke shenuar 2 gola, teksa Shqipëria nuk pati asnjë shenjim. Në pjesën e parë të dy skuadrat arritën të ruanin portin e vet, duke mos lejuar depërtimin e topit dhe kështu, përfundoi pjesa e parë me rezultatin 0:0.

Që në fillim të pjesës së dytë, në 55’, lojtari spanjoll Diego Costa me golin e tij të asistuar nga David Silva, bëri që Spanja të diferencojë në krahasim me Shqipërinë. Loja u vështirësua kur Spanja forcoi rezultatin duke shenuar edhe golin e dytë, këtë herë nga Nolito-ja me ndihmën e Nacho Monreal-it, në 63’.

Loja u zhvillua në kushte të vështira atmosferike për shkak të rreshjeve të shiut, por nuk ishte e nevojshme ndërprerja e lojës siç ngjau me ndeshjen kundër Maqedonisë.

Kjo ndeshje bëri që Shqipëria tashmë me 6 pikë, të renditet e treta në grupin e saj G, derisa Spanja është në krye e ndjekur nga Italia, të dyja me nga 7 pikë.