Sot vazhdon mbledhja e Kuvendit Komunal

0

Vazhdimi i seancës së Kuvendit Komunal të Ulqinit, e cila ka filluar me 15 qershor, është planifikuar për sot. Kjo seancë do të trajtojë një sërë pikash por më interesante për opinionin do të jetë Propozim-vendimi për emërtimin e rrugëve.

Ky propozim ka kohë që ka ngjallur tension në mes opozitës dhe partive të koalicionit qeverisës. Partitë serbo-malazeze kanë dalë kundër propozimeve të Komisionit dhe kanë njoftuar ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese nëse propozimet kalojnë.