Sot protesta në Podgoricë

0

Partitë opozitare, ato që kryesisht janë të grupuara rreth Frontit Demokratik, sot do të dalin në protestë në Podgoricë.
Partia Popullore Socialiste (SNP) nuk ka thirrur simpatizuesit në protestë por krerët e saj kanë deklaruar se do të marrin pjesë.
Partitë tjera opozitare si Mali i Zi Pozitiv, Lëvizja qytetare URA dhe partitë e vogla joparlamentare nuk i kanë përkrahur protestat.
Nga organizuesit premtohet se protestat do të jenë paqësore, kurse pozita disa herë ka deklaruar se qëllimi i tyre është të destabilizojnë vendin para thirrjes për NATO.
Kërkesat e protestuesve janë që qeveria aktuale të japë dorëheqje dhe të formohet ajo kalimtare, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.
Protesta do të fillojë në ora 18.00.