Sot përgjigjja nga Atlas Banka për kredinë

0

Sot në Komunën e Ulqinit pritet përgjigjja nga Atlas Banka për aprovimin ose jo të kredisë me të cilën planifikohet të shlyhen rrogat dhe obligimet ndaj punëtorëve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj. Kredia e kërkuar është në vlerë prej 1,2 milionë eurosh.

Nëse merret përgjigje pozitive, atëherë Kuvendi i Komunës së Ulqinit duhet të japë miratimin për hipotekë dhe pritet që të thirret kuvend i jashtëzakonshëm pikërisht për këtë çështje.