Sot mbahet takimi i PDS me Gjekën

0

Sot në Podgoricë do të mbahet takimi i rradhës i përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, në lidhje me rikompozimin e pushtetit në Ulqin.

Përveç Partisë Demokratike, koalicionin e udhëhequr prej saj e përbëjnë edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Perspektiva, por siç mësojmë, në takim deri tani është konfirmuar vetëm Gjeka, dhe nuk ka njoftime nga këto parti për një pjesmarrje të mundshme.

Kjo do të thotë se ato, ose nuk ekzistojnë më si subjekte të ndara, ose kanë rënë dakord që ti përfaqësojë kryetari Gjeka.