Sot dhjetvejtori i përdhosjes së Rumisë nga Kisha Serbe

0

Para dhjet viteve, Kisha Ortodokse Serbe me ndihmen e ushtrisë së shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi dhe me indiferencën e qeverisë, vendosi në Rumi një objekt prej llamarine të cilin edhe sot ato e quajnë kishë.

Ky akt rrezikoi dhe rrezikon akoma të prishë tolerancën ndërfetare të Tivarit dhe fshatrave përreth, të cilët në masë të mirë janë shqiptarë të konfesionit musliman dhe katolik.

Kisha Ortodokse Serbe ka vendosur që dhjetvjetorin e përdhosjes së Rumisë ta festojë me një liturgji në vetë kishën prej llamarine, cka edhe njëherë ka ngjallur indinjimin e qytetarëve, jo vetëm të konfesioneve muslimane e katolike por edhe të një pjese ortodokse.

Kisha Ortodokse Malazeze e ka dënuar aktin e vendosjes së kësaj kishe në Rumi, kurse festimin e dhjetvjetorit e ka cilësuar si provokim të Amfilohijes.

Ajo cka është shumë e habitshme (ose edhe jo) është qëndrimi i komunës së Tivarit. Procesin e Drejtorisë së Inspektimeve për rrezimin e këtij objekti e ka ndaluar kisha serbe e cila ka kërkuar që rrëzimi të presë planin hapsinor me të cilin do të definohet statusi i këtij objekti. Por nga komuna e Tivarit nuk duan të japin informata se a është objekti në plan apo jo, shkruan “Pobjeda”

Gazetari i kësaj gazete nuk ka arritur të marrë përgjigje as nga kryetari i komunës Zoran Srzentiq, kurse sekretarja për rregullim hapsinor, Suzana Crnovrshanin, ka deklaruar vetëm se “bëhet fjalë për temë të ndjeshme”.

Nga shqiptarët që me dekada janë në pushtet në Tivar (si kuadro të PDS dhe PSD) kurrë as nuk ka pasur reagime apo qëndrime stabile. Edhe pse PSD (SDP) në parim është deklaruar kundër këtij objekti, kurrë nuk kanë lajtur as gishtin që të zgjidhet ai problem.

Publicisti Rajko Ceroviq, deklaroi për “Pobjeda” se e kisha në Rumi është pjesë e tregtisë në mes PDS (DPS) dhe kishës serbe, dhe se pa mbështetjen e këtyre të fundit ajo nuk do të ishte vendosur kurrë.

 

plakatrumija12