Sot, 36 vjetori i tërmetit më të rëndë në historinë e Ulqinit

0

Në ditën e sotme, me 15 prill 1979, në orën lokale 7.19, Ulqinin dhe Malin e Zi e goditi tërmeti më shkatrrues që mbahet mend në këtë rajon.

Forca e tij prej 7 shkallë Rihter, shkaktoi dëme të mëdha materiale në gjithë bregdetin e Malit të Zi, e sidomos në Ulqin. Përveç anës së rikuperueshme materiale pati edhe viktima në njerëz. Në gjithë Malin e Zi, si pasojë e tërmetit, gjetën vdekjen 101 persona.

Në gjithë vendin, pjesërisht ose komplet, u dëmtuan 57 objekte sanitare, 570 sociale, 240 objekte shkollore dhe 250 vendbanime.

Dëmet më të mëdhaja në Ulqin i pësoi qyteti i vjetër, kurse ikona e turizmit hoteli “Jadran” u shkatërrua plotësisht.

Epiqëndra e tërmetit ishtë në largësi prej 15 kilometrash nga bregdeti, në mes Tivarit dhe Ulqinit. Pasoja pati edhe Shqipëria, ku përveç dëmeve materiale pati edhe 35 viktima.