Sony ka hapur dyqanin e parë nënujor

0

Përgjatë bregdetit të Dubait, katër metra nën ujë, është hapur dyqani i ri i Sony-t. Sony është bërë një brend i njohur për hidroizolim dhe mbrojtje nga uji dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kjo kompani vendosi që të marrë një hap të tillë. Sidoqoftë, dyqani nuk është i hapur për të gjithë, vetëm për fituesit e ngjarjeve të veçanta, mediat dhe mysafirët VIP.

Të gjithë të ftuarit janë të nevojshëm për të bërë një trajnim të detyrueshëm në pishinë dhe vetëm pastaj kanë mundësi të hyjnë në dyqan. Secili vizitor është i obliguar të marr nga një udhëzues të veçantë të zhytjes. Emri i dyqanit Shop Xperia Aquatech, nuk dallohet nga dyqanet e tjera vetëm për nga vendndodhja, por ai përfaqëson edhe një qendër demonstrimi për të gjithë ato që duan të njftohen me teknologjisë nënujore të këtij brendi si dhe ti provojnë të gjitha produktet.