Sonte vazhdojnë i bisedimet për pushtetin e ri në Ulqin

0

Sonte partitë shqiptare dhe Partia Demokratike e Socialistëve do të vazhdojnë bisedimet për formimin e pushtetit të ri në Ulqin.

Përveç ndarjes së posteve , një vend të veçantë në bisedime do ketë edhe marrëveshja politike, ku parashihet që partitë shqiptare të kërkojnë nga PDS angazhim më të madh në nivel qëndror për zhvillmin e Ulqinit dhe fillimin e realizimit të projekteve kapitale.

Portali lajm.me mëson se ndarja e posteve do të bëhet në bazë të përqindjeve të fituara në zgjedhjet e kaluara, kurse priten edhe mospajtime rreth ndarjes së disa resoreve në ndërmarrjet publike.

Gjithashtu opinionin publik e shqetëson edhe fakti se kush do të udhëheq dy inistitucionet me rëndësi të veçantë për shumicën shqiptare, Qendrën për Kulturë dhe Organizatën Turistike. Ky shqetësim është edhe i arsyeshëm pasi promovimi i kulturës shqiptare dhe fakti që shumica e turistëve në Ulqin janë shqipfolës, janë vitale për popullsinë vendase.

Në rast se arrihet një marrëveshje atëherë ajo mund të finalizohet sonte, eventualisht nesër, me nënshkrimet e të gjitha palëve pjesmarrëse.