Socialdemokratët hapën zyrën në Ulqin

0

Partia më e re në skenën politike të Malit të Zi, Socialdemokratët, kanë hapur dje zyrën e vet edhe në Ulqin.
Në ceremoninë e japjes, sic mund të shihet në foto, morën pjesë zyrtarët më të lartë të partisë, kryetari Ivan Brajoviq, Jusuf Kalamperoviq, Miqo Orlandiq dhe Selim Resulbegoviq.

Të shkëputur nga Partia Socialdemokrate pas konfliktit me kryetarin Krivokapiq dhe mbështetësit e tij, partia e re do të luftojë për të hyrë në Kuvendin republikan por edhe atë lokal.
Duke u nisur nga fakti që në Ulqin në zgjedhjet e fundit si të bashkuar morën vetëm dy mandate, është e qartë se Socialdemokratët i pret një punë e madhe në pozicionimin ndaj elektoratit dhe fitimin e besimit të tij.