Skender Katana, Kampion i turneut ALBANIAN BOWL në Tiranë

0

Klubi i Tenisit Bellevue sot perfundoi turneun tre ditorë ALABANIAN BOWL qe u mbajt në Tiranë. Kompleksi Sportiv Nacional Park këto tre ditë ishte i mbushur plot me garues që vinin nga Shqipërija, Kosova, Maqedonija dhe Mali i Zi . 

Klubin e Tenisit nga Ulqini e perfaqesuan 8 garues të cilët morrën pjesë në kategori të ndryshme: Is’hak Bilali, Belmin Shaboviq dhe Skender Katana ne U10, Edon Dervishi U12, Fatih Bilali dhe Elvedin Demiri U14 dhe në skuadrën e seniorëve Nermin Hoxha dhe Genci Selita. 

Skuadra e seniorve arriti të dalë fituese në ndeshjet miqësore kundër ekipit të Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa suksesin më të madh kësaj radhe e arriti Skender Katana i cili u shpall Kampion i turneut Albanian Bowl deri në moshën 10 vjeç. 

Një pershendetje e vecantë i shkon organizatorëve të turneut Shkodra Tennis Club dhe Federatës së Tenisit të Shqipërisë të cilët e mundësuan që ky eveniment të realizohet me sukses dhe në ambient vëllazëror..
Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin