Skender Katana fiton turneun Eminent Open 2017

0

Këtë fundjavë në klubin e tenisit Eminent nga Podgorica, u mbajt turneu për grupmoshat deri në 10 vjet.
Tenisti 9 vjecar nga Ulqini Skender Katana shpallet kampion i turneut, dhe kështu vazhdon rrugën kah kreu i tabelës për tenistë deri në 10 vjet.

Në gjysmëfinale fitoj kundër Stefan Djokovic nga ( KT BAR ) me 4:0, 3:4, 10:3, kurse në finale pas rikthimit në të dy setet fitoj kundër Marko Dragovic (KT EMINENT) me rezultat 4:3, 4:3.

Në konkurencën e vajzave fituese doli Iva Lakic nga (KT EMINENT) , e cila në finale ishte më e mirë nga Tara Rasovic nga ( KT NEC ) me rezultat 4:1, 4:1

 

Klubi i tenisit Bellevue